Shtohen aksidentet në Fier, 3 viktima dhe 9 të plagosur rëndë në gusht

Shtohen aksidentet në Fier, 3 viktima dhe 9 të plagosur rëndë në gusht

Muaji gusht ka shënuar një numër të lartë aksidentesh në qarkun e Fierit, me pasojë tre humbje jete dhe 9 të plagosur rëndë. Shkaqet kryesore të këtyre aksidenteve lidhen me shpejtësinë e lartë dhe parakalimet e gabuara Autoritetet vendore rendisin si akset më problematike “Pushimin e Shoferit”, “ Kryqęzimin e Savrës” dhe aksin “Savër-Çermë,” “Rrethrrotullimi Savër- Ura e Kuçit, “ Kryqëzimi i Vajkanit”, “ Rrethrrotullimi i Parkut- Qëndër”, “ Qëndër-QTU” , ku kontrollet kanë vijuar në mënyrë të pandërprerë me patrullë dhe shërbim të përforcuar. Vetëm gjatë muajit gusht në qarkun e Fierit janë vendosur 6088 masa administrative, nga të cilat 4185 për shpejtësi, për parakalim të gabuar ka 416 gjoba, për përdorim alkooli 22, 122 drejtues kanë qenë pa rri sigurimi ndërsa 12 të...