Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Prej 24 orësh zjarri vijon të djegë zonën e Pishë-Poros, në Vlorës, publikohen pamjet
Prej më shumë se 24 orësh, zona e Poroit në Vlorë vijon të digjet nga flakë masive, që ka përfshirë sipërfaqe të mëdha pyjore. Pamje dramatike nga vendngjarja janë publikuar në rrjet ku duket qartë se flakët kanë mbuluar kodrat dhe zonat përreth, ndërsa tymi i dendur po përhapet mbi zonat e banuara. Videot tregojnë përmasat shqetësuese të zjarrit. Banorët janë përpjekur që prej mëngjesit të sotëm të përballojnë flakët me mjete rrethanore, si lopata dhe dhe, në ndihmë janë angazhuar edhe dy helikopterë që po kryejnë ndërhyrje nga ajri.