Rregulla të reja për rekrutimet në shkollat profesionale, për herë të parë edhe oficer sigurie

Rregulla të reja për rekrutimet në shkollat profesionale, për herë të parë edhe oficer sigurie

Pak ditë para nisjes së vitit të ri akademik, Ministria e Ekonomisë ka miratuar rregullat e reja për rekrutimin e stafit në institucionet arsimore të formimit profesional.Me hyrjen në fuqi të ndryshimeve të fundit në udhëzimin për funksionimin e ofruesve publikë të Arsimit dhe Formimit Profesional (AFP), është zyrtarizuar për herë të parë pozicioni i Oficerit të Sigurisë në këto institucione.Ky rol i ri synon të garantojë mbarëvajtjen e rendit dhe sigurisë brenda ambienteve të institucioneve arsimore profesionale, si dhe të ndihmojë në parandalimin dhe menaxhimin e situatave problematike që prekin nxënësit dhe stafin.Sipas udhëzimit përcaktohet se detyrat kryesore të oficerit të sigurisë përfshijnë marrjen e masave për parandalimin e situatave që cenojnë sigurinë fizike dhe psikologjike të nxënësve; Monitorimin e sjelljes së nxënësve dhe...