Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Arrestohen në Itali dy vëllezërit shqiptarë, do të ekstradohen
Policia e Shtetit njoftoi se dy vëllezër shqiptarë janë arrestuar në Itali me qëllim ekstradimin në vendin tonë, pasi ishin shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale, shkruan A2 CNN. “Si rezultat i sigurimit të informacionit nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit dhe i shkëmbimit të tij, në kohë reale nëpërmjet Interpol Tiranës, me Policinë italiane, janë lokalizuar dhe kapur në Itali dhe janë arrestuar me qëllim ekstradimin në Shqipëri, 2 shtetas shqiptarë (vëllezër) të shpallur në kërkim ndërkombëtar”, tha policia. Të arrestuarit janë: -E. H. alias E. L., 35 vjeç. Gjykata e Durrësit, në muajin janar 2022, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vjedhja me dhunë” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”....