Avioni i nisur nga Londra bën ulje emergjente në Rusi, pasagjerët s’lejohen të zbresin

Avioni i nisur nga Londra bën ulje emergjente në Rusi, pasagjerët s’lejohen të zbresin

Një avion i nisur nga aeroporti i Heathrow në Londër, me destinacion Pekinin që kishte në bord 311 persona bëri një ulje emergjente në Rusi mëngjesin e sotëm. Boeing 777-39L pësoi një problem në motor dhe kërkoi të ulej në qytetin Nizhnevartovsk në Siberi. Pamjet e publikuara nga media ruse “Baza” tregojnë avionin e kompanisë Air China duke u ulur në qytetin e largët në rajonin autonom Khanty-Mansi të Rusisë. Avioni u nis nga Heathrow në orën 22:43 dhe u ul në orën 08:17 me orën lokale në Nizhnevartovsk, por autoritetet ruse nuk lejuan pasagjerët të zbrisnin nga avioni pas uljes emergjente, sipas raportimeve. ‘Baza’ paralajmëron se pasagjerët mund të përballen me vështirësi pas uljes në këtë qytet, i cili ndodhet 2,300 kilometra në lindje...