Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Berisha refuzon të hapë Parlamentin e ri: S’mund t’ia lejoj vetes, kurrë!
Pas pushimeve verore, politika shqiptare rikthehet me nisjen e legjislaturës së re në shtator. Sali Berishës si ligjvënësi më i vjetër në moshë, i dalë nga zgjedhjet e 11 majit, sipas rregullores i takon ta drejtojë këtë seancë, por kreu i Partisë Demokratike ka deklaruar prerë se do ta refuzojë këtë privilegj. Në një dalje për mediat nga selia blu, Berisha tha se ai s’mund t’ia lejojë vetes që të çelë legjislaturën e një Parlamenti që sipas tij i takon partisë shtet. “Një parlament jo legjitim, nuk mund ta hap kurrë, kurrë. Nuk mund ti bëj vendit tim unë një antishërbim të tillë. Harroje. Po të ishte legjitim, me kënaqësi do ta bëja, do ta kisha patur kënaqësi, por ky është një parlament jo legjitim....