Arrestohen në Itali dy vëllezër shqiptarë, pritet ekstradimi në atdhe! Ja akuzat që rëndojnë ndaj tyre

Arrestohen në Itali dy vëllezër shqiptarë, pritet ekstradimi në atdhe! Ja akuzat që rëndojnë ndaj tyre

Policia e Shtetit ka finalizuar një tjetër fazë të operacionit të koduar “The Wanted”, falë bashkëpunimit të ngushtë me autoritetet italiane dhe Interpolin. Dy shtetas shqiptarë, vëllezër, të shpallur në kërkim ndërkombëtar, janë lokalizuar dhe arrestuar në Itali me qëllim ekstradimin në Shqipëri. Të arrestuarit janë -Erion Hoti alias Erion Lamallari, 35 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim nga Gjykata e Durrësit që në janar 2022. Ai akuzohet për veprat penale “Vjedhja me dhunë” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”. Sipas hetimeve, më 7 shkurt 2021, në bashkëpunim me persona të tjerë, ai ka grabitur me dhunë një automjet, një shumë parash dhe një celular në ambientet e një fabrike qumështi. Gjithashtu, ka ndihmuar të fshihej një shtetas i shpallur në kërkim për kalim...