Berisha refuzon drejtimin e seancës: Parlamenti jo legjitim, Rama mbron interesat e karteleve të drogës

Berisha refuzon drejtimin e seancës: Parlamenti jo legjitim, Rama mbron interesat e karteleve të drogës

Në prag të mbledhjes së Kuvendit të ri dhe miratimit të qeverisë “Rama 4”, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi se për opozitën ky Kuvend është jo legjitim pasi 11 maji ishte farsë elektorale. Gjatë një konference me gazetarët, Berisha deklaroi se emrat e përveçëm të qeverisë së drejtuar nga kryeministri Edi Rama nuk kanë ndonjë rëndësi, pasi për opozitën Rama nuk ka mandat për të qeverisur vendin. “A ka legjitimitet Edi Rama të krijojë qeveri me farsë elektorale, unë të them kurrë. Kurrë nuk ka legjitimitet, mbasi pseudomazhoranca e tij përfaqëson mbi të gjitha interesat e Edi Ramës, karteleve të drogës, partisë-shtet në të cilën nuk ka zgjedhje normale. Pra këtu nuk është çështja e personave, këtu është çështja e themelit. Këto zgjedhje...