Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
U bë kryefjalë e mediave botërore pasi nuk iu “gjunjëzua” Trumpit, kush është presidentja zvicerane?
Karin Keller-Sutter ende nuk ishte presidente e Konfederatës zvicerane dhe as e kishte treguar plotësisht para botës atë veprim të guximshëm që sot ose mund t’i kushtojë shtrenjtë ose mund ta kurorëzojë si lidere që i bëri ballë presidentit amerikan, Donald Trump. Cili prej këtyre fundeve e pret “KKS-në”, akronimi me të cilin e identifikon shtypi zviceran që sot është kritik ndaj saj, do të varet nga negociatat me Uashingtonin në vjeshtë: A do të arrijë Zvicra ta bindë Trump të heqë super-taksën prej 39% mbi eksportet drejt SHBA-së dhe ta ulë në një më të butë rreth 15%, siç ka negociuar Evropa? A do të jetë ajo që do t’i udhëheqë negociatat? Taksa është në fuqi që nga 7 gushti dhe iu vendos Bernës...