Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
EMRAT/ Përfundon arratia! Kapen në Itali dy vëllezërit shqiptarë të shpallur në kërkim, pritet ekstradimi në vendin tonë
Finalizohet një tjetër fazë e operacionit të koduar “The Wanted”, si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë me partnerët, për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve në kërkim ndërkombëtar. Në kuadër të operacionit “The Wanted”, kapen në Itali dhe arrestohen me qëllim ekstradimin në Shqipëri, 2 shtetas (vëllezër), Erion Hoti alias Erion Lamallari dhe Klodjan Hoti. Njoftimi i policisë: Si rezultat i sigurimit të informacionit nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit dhe i shkëmbimit të tij, në kohë reale nëpërmjet Interpol Tiranës, me Policinë italiane, janë lokalizuar dhe kapur në Itali dhe janë arrestuar me qëllim ekstradimin në Shqipëri, 2 shtetas shqiptarë (vëllezër) të shpallur në kërkim ndërkombëtar. -E. H. alias E. L., 35 vjeç. Gjykata e Durrësit, në muajin janar 2022, i ka...