Vuçiç zhvillon bisedë me Lavrovin: Fokusi në bashkëpunimin Serbi-Rusi dhe situatën në Kosovë e Bosnje

Vuçiç zhvillon bisedë me Lavrovin: Fokusi në bashkëpunimin Serbi-Rusi dhe situatën në Kosovë e Bosnje

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, njoftoi se më 26 gusht ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm të Rusisë, Sergey Lavrov, për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit mes dy vendeve dhe për situatën politike në rajon. Vuçiq tha se e ka njoftuar shefin e diplomacisë ruse për situatën në Kosovë dhe, siç shkroi ai, për “përpjekjet e vazhdueshme për dëbimin e popullsisë sonë nga vatrat shekullore, si dhe për heshtjen e shumicës së bashkësisë ndërkombëtare”. Temë bisede, sipas Vuçiçit, ishte edhe situata në Bosnje e Hercegovinë. “Diskutuam mbi situatën në Bosnje e Hercegovinë, krizën e shkaktuar nga jashtë, me sulme të vazhdueshme ndaj (entitetit) Republika Sërpska”, shkroi Vuçiç në Instagram. Ai, më herët, pas vendimit në Bosnje e Hercegovinë për t’ia hequr mandatin...