Burimi: 
								Zeri.ai
								
							
                                    Foto © Zeri.ai                                
                            Përfshihet nga flakët restoranti i këngëtarit Zef Beka
                            PAMJE NGA VENDNGJARJA LEZHË-Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një sipërfaqe me shkurre, konkretisht pranë zonës Lezhë-Milot. Flakët kanë përfshirë restorantin e dasmave “Orkidea Palace”, në pronësi të këngëtarit Zef Beka. Flakët kanë nisur në pjesën e jashtme të restorantit nga disa shkurre, por ato janë përhapur me shpejtësi në pjesën e kuzhinave. Nga zjarri rrezikohen gjithashtu edhe disa banesa pranë. Lidhur me këtë ngjarje, menjëherë janë angazhuar në vendngjarje forca të shumta zjarrfikëse për shuarjen e flakëve të cilat raportohet se janë vendosur nën kontroll dhe po punohet për fikjen e plotë të saj./ZËRI