A do jetë Gazment Bardhi kreu i Grupit të PD-së? Berisha: E ka kryer me dinjitet detyrën, por…

A do jetë Gazment Bardhi kreu i Grupit të PD-së? Berisha: E ka kryer me dinjitet detyrën, por…

Kreu i PD, Sali Berisha, në një prononcim për median, vlerësoi kontributin e Gazment Bardhit në krye të grupit parlamentar, duke theksuar se funksionet në Partinë Demokratike përcaktohen përmes proceseve demokratike dhe respektimit të rregullave të brendshme. “Unë nuk po prononcohem mbi vendimmarrjen, sepse kjo është në dorën e grupit parlamentar, por mund të them qartë se Gazment Bardhi e ka kryer me dinjitet dhe përgjegjësi detyrën e tij,” tha Berisha. Ai shtoi se të gjitha funksionet në PD do të përcaktohen në vazhdim përmes procedurave të rregullta dhe transparente. “PD do i ketë në vazhdim proceset. Do i përcaktojë grupi të gjitha…Unë nuk po prononcohem, por unë kam vlerësim qartësisht për detyrën që Gazment Bardhi ka kryer si kryetar grupi.Por një gjë, funksionet ne i...