Burimi:
ntv.al

Foto © ntv.al
A do të jetë ende Bardhi kreu i Grupit të PD-së në shtator? Ja si përgjigjet Berisha
Kryedemokrati Sali Berisha, në një deklaratë për mediat, ka folur ndër të tjera për organizimin e PD-së me nisjen e sesionit të ri parlamentar. I pyetur nëse Gazment Bardhi do të jetë ende kreu i Grupit të PD-së, Berisha nuk dha një përgjigje të drejtpërdrejtë, por vlerësoi punën e tij në këtë detyrë. “Nuk po prononcohem, por kam vlerësim pozitiv për detyrën e tij si kryetar i grupit parlamentar. Funksionin do ta përcaktojmë në mënyrë demokratike. Gazment Bardhi, gjykoj se e ka kryer me dinjitet atë detyrë. Do të jetë grupi ai që do të përcaktojë se kush do të jetë Kryetar Grupi”, tha ai. Më tej, teksa u pyet nëse do të hap seancën plenare më 10 shtator, si deputeti më i vjetër në...