Përfundon arratia! Kapen në Itali dy vëllezërit shqiptar të shpallur në kërkim, pritet ekstradimi në vendin tonë

Përfundon arratia! Kapen në Itali dy vëllezërit shqiptar të shpallur në kërkim, pritet ekstradimi në vendin tonë

Finalizohet një tjetër fazë e operacionit të koduar “The Wanted”, si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë me partnerët, për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve në kërkim ndërkombëtar. Në kuadër të operacionit “The Wanted”, kapen në Itali dhe arrestohen me qëllim ekstradimin në Shqipëri, 2 shtetas (vëllezër). Si rezultat i sigurimit të informacionit nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit dhe i shkëmbimit të tij, në kohë reale nëpërmjet Interpol Tiranës, me Policinë italiane, janë lokalizuar dhe kapur në Itali dhe janë arrestuar me qëllim ekstradimin në Shqipëri, 2 shtetas shqiptarë (vëllezër) të shpallur në kërkim ndërkombëtar. -E. H. alias E. L., 35 vjeç. Gjykata e Durrësit, në muajin janar 2022, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat...