Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Koleksioni i dorëshkrimeve “Ditaret e Baron Franz Nopsca” në Bibliotekën Kombëtare
Koleksioni i dorëshkrimeve “Ditaret e Baron Franz Nopsca” ruhet në arkivin e Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë. Këto dorëshkrime përbëhen nga shtatë vëllime origjinale (gjashtë për Shqipërinë dhe një për Bullgarinë), të shkruara midis viteve 1905-1921. Në një material, Bibliuoteka Kombëtare shprehet se Nopcsa, një studiues dhe udhëtar i njohur i Ballkanit Jugor, ka mbajtur shënime të shumta gjatë udhëtimeve të tij, që shpërfaqin tema si etnografia, folklori, gjeografia, gjeologjia, historia dhe e drejta zakonore shqiptare, dhe kanë vlera të mëdha historike e dokumentare për kulturën shqiptare dhe studimet e huaja mbi Shqipërinë dhe Ballkanin. “Tanimë, falë Bibliotekës Digjitale, këto dorëshkrime janë online dhe të qasshme për këdo që është i interesuar t’i shfletojë”, thuhet nga Biblioteka Kombëtare. Baroni Franc Nopça ( 3 maj 1877 –...