Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
‘Opozita nuk është alternativë reale’, Meçe shpjegon dështimin e PD-së nën Berishën: Qytetarët nuk e besojnë më
Në një intervistë televizive, analisti Arben Meçe ka komentuar zhvillimet më të fundit në opozitë, duke theksuar se strategjia politike e Sali Berishës është e përqendruar tek justifikimi i humbjes dhe prodhimi i zhurmës. Sipas tij, Berisha nuk synon më fitoren, por ruajtjen e një ndikimi të vetëm personal në të djathtën shqiptare. Meçe thekson se opozita ka dështuar të paraqitet si një alternativë reale për qytetarët dhe se veprimet aktuale nuk i shërbejnë ndërtimit të një opozite funksionale, por vetëm tensionimit të qëllimshëm të skenës politike. “Justifikimi i humbjes është e gjithë beteja e Berishës. Doktorit i intereson që të justifikojë humbjen. Ajo që është më kryesorja është e nesërmja se çfarë parlamenti do të kemi. Strategjia e Berishës është që të prodhojë sa...