Europa në flakë, 10 mijë km² të djegura vetëm këtë verë

Europa në flakë, 10 mijë km² të djegura vetëm këtë verë

Nga pikëpamja meteorologjike, Europa është një kontinent relativisht i qetë. Uraganet, monsunet dhe stuhitë e rërës nuk e prekin. Por në një aspekt shqetësues, Europa veçohet: ajo po ngrohet më shpejt se kontinentet e tjera.Që nga mesi i viteve ’90, temperaturat mesatare janë rritur me 0.53°C për dekadë, më shumë se dyfishi i mesatares globale mbi tokë prej 0.26°C. Këtë verë, pasojat ishin më të dukshme se kurrë.Valët e të nxehtit goditën veriun e Europës në qershor dhe jugun në gusht. Sipas të dhënave të Sistemit Europian të Informacionit për Zjarret Pyjore, deri më 19 gusht flakët përfshinë rreth 10,000 km² të territorit të Bashkimit Europian– gati katër herë më shumë se mesatarja e vitit 2006, prej vetëm 2,440 km².Zjarret kanë përshkuar sipërfaqe të mëdha...