Pas ministrave, Rama vizitohet në Kryeministri nga biznesmeni i njohur, ja çfarë po ndodh

Pas ministrave, Rama vizitohet në Kryeministri nga biznesmeni i njohur, ja çfarë po ndodh

Pas rikthimit në punë nga pushimet, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar takime si me anëtarët e kabinetit, gjithashtu edhe me përfaqësuesit e PS në Kuvend. Edhe ditën e sotme në selinë e qeverisë vijon të ketë vizita, teksa Delina Ibrahimaj, Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen shoqërohej nga ish-Ministri i Financave Ervin Mete. Më pas në kryeministri ka shkuar edhe ministri i Financave, Petrit Malaj. Por nga ana tjetër, pas anëtarëve të PS, në kryeministri ka qenë i pranishëm edhe biznesmeni nga Kosova, Behgjet Pacolli.