Berisha akuzon Ramën: Po asgjëson institucionet kushtetuese dhe po synon pronat e ushtrisë

Berisha akuzon Ramën: Po asgjëson institucionet kushtetuese dhe po synon pronat e ushtrisë

Kreu demokrat Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se, përmes projektligjit të ri për administratën shtetërore, po synon të asgjësojë institucionet kushtetuese dhe të përqendrojë pushtetin në duart e tij. Në një konferencë me gazetarët, Berisha theksoi se ndryshimet ligjore parashikojnë përfshirjen e forcave të armatosura, universiteteve publike dhe përfaqësive diplomatike në administratën shtetërore, duke i vendosur ato nën kontrollin e drejtpërdrejtë të kryeministrit. “Fusha e veprimit për institucionet e arsimit të lartë është një ndarje mes këshillit të ministrave, presidentit të Republikës dhe bordeve. Fusha e veprimit mes forcave të armatosura është një ndarje midis shefit të shtabit të përgjithshëm, presidentit të Republikës dhe kryeministrit. Në qoftë se ti merr dhe i fut këto dinakërisht në ligjin për administratën shtetërore, por që kanë...