Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Flakët rrezikojnë banesat dhe restorantin në Lezhë, zjarrfikësit në terren
Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një sipërfaqe me shkurre dhe ferra pranë zonës së banuar në anë të superstradës Lezhë-Milot. Flakët janë përhapur me shpejtësi dhe rrezikojnë banesa përreth, si dhe një restorant dasmash që ndodhet afër vendit të ngjarjes. Forca të shumta zjarrfikëse janë angazhuar për të neutralizuar zjarret, ndërsa situata mbetet e vështirë për shkak të sipërfaqes së madhe dhe erës që ndihmon përhapjen e flakëve. Nga banorët është raportuar panik, ndërsa disa janë larguar përkohësisht nga shtëpitë e tyre për shkak të rrezikut. Ekipet zjarrfikëse po punojnë intensivisht për të parandaluar përhapjen e zjarrit drejt ndërtesave dhe infrastrukturës rrugore.