Britania e Madhe merr masa shtesë për të trajtuar ‘krimet e nderit’ kundër grave dhe vajzave

Britania e Madhe merr masa shtesë për të trajtuar ‘krimet e nderit’ kundër grave dhe vajzave

Qeveria britanike njoftoi sot masa të reja që synojnë një trajtim dhe parandalim më të mirë të të ashtuquajturave “vrasje nderi”, pasi disa incidente të tilla kanë tronditur opinionin publik në vitet e fundit. Termi “vrasje nderi” i referohet çdo forme dhune ndaj grave dhe vajzave, kryesisht nga anëtarët e familjes së tyre dhe që synon mbrojtjen e kodit tradicional të nderit. “Për një kohë shumë të gjatë këto krime të rënda, të cilat përfshijnë vrasje (…), gjymtim gjenital femëror dhe martesa të detyruara, janë lejuar të ndodhin”, tha Ministria e Brendshme në një deklaratë. Sipas Ministrisë së Brendshme, fenomeni nuk është veçanërisht i përhapur në Britani, por për ta trajtuar më mirë atë, qeveria do të prezantojë një përkufizim të ri ligjor të “vrasjeve...