Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Duhej të ishte në ‘arrest shtëpie’, 22-vjeçari kapet duke shitur drogë në Velipojë dhe me armë në makinë
Një 22-vjeçar është në prangat e policisë në Velipojë, pasi është kapur me armë zjarri pa leje, si dhe posedim të lëndëve narkotike, ndërkohë që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”. Njoftimi i policisë: Shërbimet e Policisë, bazuar në informacionet e siguruara se një shtetas që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, dilte nga banesa dhe shiste lëndë narkotike në doza, kanë organizuar punën për kapjen e tij në flagrancë. Ata e kanë konstatuar shtetasin F. G., duke qarkulluar me automjet, në kundërshtim me vendimin e Gjykatës së Shkodrës, e cila i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Gjatë kontrollit fizik ndaj këtij shtetasi dhe kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë...