Burimi: 
								Syri.net
								
							
                                    Foto © Syri.net                                
                            Gjermania refuzon njohjen e shtetit palestinez! Kancelari Merz: Kushtet nuk janë përmbushur
                            Gjermania nuk do t’i bashkohet  iniciativës së aleatëve perëndimorë për të njohur shtetin palestinez në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara që pritet të mbahet muajin e ardhshëm në Nju Jork. Kreu i opozitës gjermane, Friedrich Merz, konfirmoi sot në një konferencë për shtyp me kryeministrin kanadez Mike Carney se Berlini nuk mbështet njohjen në këtë fazë. “Pozicioni i qeverisë federale është i qartë. Ne nuk do t’i bashkohemi kësaj iniciative. Ne nuk besojmë se kushtet për shtetësi janë përmbushur në asnjë mënyrë në këtë kohë,” u shpreh Merz. Vendimi i Gjermanisë vjen në një kohë kur disa prej aleatëve më të ngushtë të saj, përfshirë Kanadanë, Francën dhe Britaninë e Madhe, kanë shprehur gatishmëri për të njohur shtetin palestinez. Kryeministri kanadez Mike Carney...