Zhbllokimi i situatës politike në Kosovë, ja çfarë pritet të ndodhë pas zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit

Zhbllokimi i situatës politike në Kosovë, ja çfarë pritet të ndodhë pas zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit

Dimal Basha është zgjedhur sot kryetar i Kuvendit të Kosovës. Pasi u ul në ulësen e kryetarit, ai thirri pauzë prej një ore, para se deputetët të kthehen sërish në sallë për të votuar për emërimin e nënkryetarëve të Kuvendit. Ata do të votojnë për t’i zgjedhur pesë nënkryetarë. Tre nënkryetarët u takojnë tri partive më të mëdha shqiptare në Kuvend, në këtë rast Lëvizjes Vetëvendosje, Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.     Dy kryetarët e tjerë u takojnë, një pakicës serbe dhe një pakicave të tjera në Kuvend. Seanca konstituive përfundon me zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit.