Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Zgjidhja e ngërçit në Kosovë, Begaj: Bashkëpunimi politik, domosdoshmëri. Spiropali: Të rifillojmë bashkëpunimin e ngushtë
Politika shqiptare ka përshëndetur zgjidhjen e ngërçit politik në Kosovë, duke uruar Dimal Bashën për zgjedhjen në krye të Kuvendit. Në një postim në rrjetet sociale, Presidenti Bajram Begaj thekson rëndësinë e bashkëpunimit politik dhe institucional, duke uruar që të vijojë në Kosovë. “Urime, z. Dimal Basha, për zgjedhjen në krye të Kuvendit të Kosovës! Bashkëpunimi politik dhe institucional është një domosdoshmëri që uroj dhe shpresoj të vijojë në të mirë të Kosovës e qytetarëve të saj”, shkruan Begaj. Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, teksa përgëzon Kuvendin e Kosovës, shkruan se pret të rifillojë bashkëpunimin “e ngushtë vëllazëror” mes dy Kuvendeve. “Urime e sukses Kryetarit të ri, të sapozgjedhur, të Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha! Përgëzime Kuvendit të Kosovës, për çeljen e rrugës për ndërtimin e...