Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Gazetarja jep dorëheqjen nga “Reuters” pas 8 vitesh: Turp, po i shërben propagandës izraelite
Fotoreporterja kanadeze Valerie Zink ka dhënë dorëheqjen nga agjencia e lajmeve “Reuters”, pas tetë vjetësh si bashkëpunëtore, duke thënë se nuk mund të punojë më për një agjenci që justifikon dhe mundëson goditjen sistematike të gazetarëve nga Izraeli në Gaza. “U detyrohem kolegëve të mi në Palestinë të paktën kaq”, thotë Zink. Ajo e njoftoi vendimin në një postim në llogarinë e saj personale në “X”. Zink, e cila ka punuar dhe për media të tjera prestigjioze si “New York Times”, “Al Jazeera” dhe media të ndryshme në Amerikën e Veriut, Evropë dhe Azi, kritikoi raportimin e “Reuters”-it, duke thënë se agjencia është bashkëfajtorë në vrasjen e 246 gazetarëve nga Izraeli që nga fillimi i sulmit ndaj Gazës në tetor të vitit 2023. “’Reuters’ zgjodhi të...