Pazari i krijimit fiktiv të grupeve parlamentare: Ja çfarë përfitojnë në shifra

Pazari i krijimit fiktiv të grupeve parlamentare: Ja çfarë përfitojnë në shifra

Më 11 maj, Kryetari i PD, Sali Berisha, me votat e demokratëve, i dhuroi 4 deputetë Partisë së Lirisë dhe nga 1 deputet secilës nga partitë Partia Republikane (PR), Partia për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ), Partia për Demokraci, Integrim e Unitet (PDIU) dhe Partia Agrare Ambientaliste (PAA), duke katandisur PD-në në vetëm 42 deputetë. Por Berisha nuk ndalet këtu. Ai ka nisur një pazar të ri, për të katandisur grupin parlamentar të PD-së me 35 anëtarë, duke dhuruar deputetë demokratë partive të vogla aleate, që këto të krijojnë grupe të veçanta parlamentare. Sipas deklarimeve publike, Berisha do t’i dhurojë edhe 3 deputetë të tjerë Ilir Metës për të krijuar grupin parlamentar të Partisë së Lirisë, ndërsa 3 të tjerë do t’ua japë 4 partive...