Shqipëria luan fatet e ‘Grupit K’, Silvinjo pritet të zbardhë projektin…fitues

Shqipëria luan fatet e ‘Grupit K’, Silvinjo pritet të zbardhë projektin…fitues

Vetëm pak ditë nga shtatori, Kombëtarja kuqezi e Shqipërisë bëhët gati të nisë me ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës 2026 në Grupin K, zona e UEFA-s. Fillimisht djemtë e Silvinjos do të testohen në transfertë me Gjibraltarin më 4 shtator ndërsa me 9 shtator, në “Air Albania Stadium”, përballja zyrtare me Letoninë. Në fakt, grupi i Shqipërisë ku listohen dhe Anglia, Serbia, Letonia dhe Andorra do të rikthehet me ndeshjet e saj që më 6 shtator teksa në program janë Letoni- Serbi (15:00) dhe Angli- Andorrë (18:00). Ndërkohë, pritet që trajneri brazilian i kuqezinjëve, këtë javë, të publikojë listën e Kombëtares për këto dy ndeshje. Situata sportive e futbollistëve të caktuar, afrimet e reja dhe shumëçka lidhet me projektin e ri të stafit teknik...