Më në fund “tymi i bardhë” në Kosovë, Dimal Basha zgjidhet kryeparlamentar, PDK i jep votat Vetëvendosjes

Më në fund “tymi i bardhë” në Kosovë, Dimal Basha zgjidhet kryeparlamentar, PDK i jep votat Vetëvendosjes

Rreth 7 muaj pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë arritur të zgjedhin kryetarin, duke i dhënë fund ngërçit politik në vend e duke i hapur rrugën formimit të qeverisë së re. Me 73 vota pro, 30 kundër dhe tre abstenime, deputetët zgjodhën për kryetar të Kuvendit Dimal Bashën. Dimal Basha është deputet i Lëvizjes Vetëvendosje për tre mandate radhazi. Zgjedhja e Dimal Bashës u bë e mundur falë votave të Partisë Demokratike të Kosovës, të bashkuara me votat e Lëvizjes Vetëvendosje dhe aleatëve të saj. Më herët, në nisje të seancës, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, kishte thënë se nëse ky do të ishte kandidati më i mirë i LVV-së, do ta votonte, pavarësisht se nuk e besonte një gjë...