Dalin listat e maturantëve fitues, në 29 gusht nis faza e parë e regjistrimit në universitete

Dalin listat e maturantëve fitues, në 29 gusht nis faza e parë e regjistrimit në universitete

Të gjithë maturantët mund të njihen me listat paraprake të fituesve në portalin “U-Albania” përmes “Këndit të Maturantit”. Për ata që janë shpallur fitues, emri shfaqet mbi vijën e kuqe, duke garantuar një vend të sigurt në programin e studimit. Por edhe ata që janë poshtë vijës kanë ende shanse, pasi procesi i regjistrimit zhvillohet në faza 48-orëshe.Maturantët që renditen pranë vijës së kuqe duhet të ndjekin me kujdes lëvizjen e saj dhe të përfitojnë në momentin që hapet regjistrimi. Programet më të kërkuara, të cilat vijojnë të përzgjidhen nga të rinjtë, janë mjekësia e përgjithshme dhe arkitektura. Në mjekësi, me një kuotë prej 436 vendesh, vitin e kaluar fituesi i fundit u rendit me mesatare 9.69, i renditur në listën fillestare në vendin e...