Burimi:
Monitor.al

Foto © Monitor.al
Pas gjashtë muajve bllokim, Dimal Basha zgjidhet kryetar i Kuvendit të Kosovës
Pas gjashtë muajve ngërçi politik, deputetët e Kuvendit të Kosovës arritën të zgjedhin për kryeparlamentar Dimal Bashën. Basha mori 73 vota pro, kundër ishin 30 dhe 3 abstenuan. Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, është zgjedhur kryetar i Kuvendit të Kosovës të martën.Zgjedhja e Bashës kryeparlamentar i hap rrugën konstituimit të Kuvendit dhe formimit të Qeverisë së re, pas një ngërçi të gjatë politik, pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.Basha mori 73 vota pro, 30 kundër dhe 3 abstenime.Kryetari i sapozgjedhur i Kuvendit, Dimal Basha, ka thënë se ndien përgjegjësinë e madhe që i është besuar.Ai ka thënë se Republika e Kosovës është e ndërtuar mbi sakrifica.Basha ka falënderuar gratë e Kosovës për kontributin.“Sot kjo republikë qëndron e pavarur edhe falë ndihmës së shteteve mike në krye...