‘Nuk isha mirë’/ Meghan Markle thyen heshtjen për largimin nga fëmijët gjatë funeralit të Mbretëreshës Elizabeth

‘Nuk isha mirë’/ Meghan Markle thyen heshtjen për largimin nga fëmijët gjatë funeralit të Mbretëreshës Elizabeth

Meghan Markle po reflekton mbi një moment të vështirë kur ishte larg fëmijëve të saj, Princit Archie dhe Princeshës Lilibet. Në sezonin e dytë të serialit të saj në Netflix “With Love”, Meghan , Dukesha e Sussex, 44 vjeç, ndau një kujtim emocional me yllin e “Queer Eye”, Tan France, duke kujtuar një kohë kur “nuk ndihej mirë” larg fëmijëve të saj, një vërejtje që dukej se i referohej udhëtimit të saj të vitit 2022 në Mbretërinë e Bashkuar, i cili u zgjat për shkak të vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth. Ndërsa bisedon me France në Episodin 3 rreth ulje-ngritjeve të prindërimit, Meghan reflekton se si amësia i ka tejkaluar pritjet e saj. “Është më mirë nga sa kam pritur ndonjëherë“, thotë ajo. Ajo dhe Princi...