Vdekja e dy motrave në Sarandë, reagimi i ashpër i Braçes: Ishte vrasje, jo aksident! Të ndryshohen urgjent këto dy ligje

Vdekja e dy motrave në Sarandë, reagimi i ashpër i Braçes: Ishte vrasje, jo aksident! Të ndryshohen urgjent këto dy ligje

Foto ilustrim: Erion Braç, dy motrat viktima të aksidentit TIRANË- Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar në lidhje me aksidentin tragjik të vdekjes së dy motrave nga Delvina, duke e cilësuar një vrasje me dashje. Përmes një postimi prekës për dy motrat që humbën jetën në lule të rinisë, Braçe kërkon menjëherë ndryshimin e dy ligjeve në Kodin Rrugor dhe Kodin Penal, pasi shoferi që përplasi me vdekje dy motrat rezultoi i dehur dhe kjo sipas tij është një vrasje dhe jo aksident rrugor. Për këto raste, Braçe thekson se nevojitet ndryshimi i ligjit dhe ashpërsimi i tij.  Postimi i Erion Braçes: Dy vajza të reja fare u përcollën dje në banesën e fundit. Nuk e imagjinoj dot dhimbjen e nënës së tyre, babait të tyre, gjithkujt...