Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
“Kur paratë janë prioritet më shumë se trofetë, Milani ka humbur identitetin”
Starti zhgënjyes i kampionatit të ri nga Milani, në vazhdën e krizës sportive të kuqezinjve edhe sezonin e kaluar, ka ndezur debatet. Ivan Zazzaroni, drejtori i “Corriere dello Sport”, ngre alarmin mbi strategjinë e “Djallit”, ku prioritet duket bilanci financiar, jo fuqizimi i skuadrës. Me shitje të çuditshme dhe mungesë goditjesh të mëdha në merkato, Milani rrezikon të humbasë identitetin e tij historik, sipas Zazzaroni. Ja analiza e tij e plotë: “Kur një klub nuk heziton ta shesë lojtarin e tij më të mirë, Reijnders te Manchester City, për të mbushur boshllëkun e lënë nga dështimi për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve, dyshimet lindin në mënyrë të pashmangshme. Kur i njëjti klub më pas shet një mbrojtës normal si Thiaw te Newcastle për 40 milionë...