Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Bastiste biznese dhe magazina në seri, arrestohet 37-vjeçari vlonjat
Një 37-vjeçar i shpallur në kërkim për disa vjedhje në seri në qytetin e Vlorës, është arrestuar nga policia vendore pas një operacioni. I arrestuari është Dritan Bardhi, banues në lagjen “1 Maji” të qytetit bregdetar. “Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi nga hetimet ka rezultuar se është autor i disa vjedhjeve dhe tentativave të vjedhjes të kryera gjatë vitit 2025”, bëri me dije policia vendore. I riu dyshohet se më datë 25 shkurt ka hyrë me forcë në një dyqan në lagjen “Pavarësia 2”, ku ka vjedhur disa produkte elektrike dhe po në të njëjtën ditë ka tentuar të hyjë për të vjedhur në një dyqan në lagjen “Pavarësia 3”. Kurse më datë 23 korrik ka tentuar të hyjë për të vjedhur në një magazinë në...