Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Pjesë e grupit që trafikon 356 kg drogë Itali-Shqipëri, GJKKO lë në burg Dorian Beun
Gjykata e Posaçme caktoi masën “arrest në burg” për Dorian Beun, 46-vjeçarin e arrestuar të dielën në Malin e Tomorrit. Beu ka pretenduar në Gjykatë se në 2023 për të njëjtën çështje ka një masë sigurie në Itali, e cila e ka lënë në masën e arrestit në shtëpi, për dy muaj dhe më pas hetim në gjendje të lirë nga dhjetori i 2023 dhe që po gjykohet në vendin fqinj. Beu ishte në kërkim si pjesë e një grupi trafiku droge që u godit vite më parë në kuadër të një operacioni mes SPAK dhe autoriteteve italiane. Dorian Beu ishte pjesë e grupit kriminal të përbërë prej 18 personash që ka vepruar në Itali dhe në Shqipëri, që ka pasur si qëllim tregtimin e lëndëve narkotike të llojit...