Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
‘Kam folur me Putinin për denuklearizimin’, Trump kërkon marrëveshje me Rusinë dhe Kinën për reduktimin e armëve bërthamore
Uashingtoni dëshiron një marrëveshje për reduktimin e armëve bërthamore me Rusinë dhe Kinën, tha të hënën Presidenti i SHBA-së Donald Trump, duke zbuluar se ai bisedoi për denuklearizimin me homologun e tij rus Vladimir Putin gjatë takimit të tyre të fundit në Alaska. Presidenti amerikan i bëri këto komente ndërsa foli me gazetarët në Zyrën Ovale, duke pretenduar se Putini gjithashtu tregoi interes për këtë çështje gjatë samitit. “Ne do të donim të çnuklearizoheshim. Është shumë fuqi dhe folëm edhe për këtë”, deklaroi Trump. “Ishte një ditë shumë e suksesshme për gjëra të tjera, sepse, e dini, po flasim edhe për raketat, armët bërthamore, po flasim për shumë gjëra të ndryshme. Po flasim për kufizimin e armëve bërthamore, do ta përfshijmë Kinën në këtë. Ne...