Lapaj nuk u bë dot deputet, reagon Açka: Mos qeshni Adriatikun, por qani për veten tuaj!

Lapaj nuk u bë dot deputet, reagon Açka: Mos qeshni Adriatikun, por qani për veten tuaj!

Kolegji Zgjedhor vulosi dje mandatin e vetëm që fitoi koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, duke rrëzuar kryetarin Adriatik Lapaj në kërkesën e tij dhe duke ia dhënë Ana Dajkos. Në ‘vorbullën’ e reagimeve politike pas vendimit, vjen edhe ai i ish-deputetes demokrate Flutura Açka, e cila ka komentuar me një postim në rrjetin social Facebook, humbjen e mandatit të deputetit nga Adriatik Lapaj. Ajo shprehet se ky sistem do i hajë të gjithë ata që bëjnë ‘guak, guak, guak’ dhe kjo duhet t’i shqetësonte, e jo humbja e Adriatikut. Ligjvënësja shprehet se mandati i takonte Adriatikut dhe të gjithë e dinin këtë, por shton se “sistemi me mbërthecka ligjore ia mohoi”. Postimi i plotë i deputetes Flutura Açka: “Guak, guak, edhe pak! Nuk ka...