Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Maximilian Lambertz, një nga figurat më të mëdha në fushën e albanologjisë
Lambertz lindi në Vjenë dhe studioi gjuhësi dhe filologji gjatë viteve 1900–1905. Ai mori doktoraturë në vitin 1906 me temë mbi “emrat e skllevërve grekë”. Një bursë shtetërore e çoi atë në Itali dhe Greqi, ku dëgjoi për herë të parë gjuhën shqipe, duke e drejtuar karrierën e tij drejt albanologjisë. Në vitin 1913, ai publikoi së bashku me Georg Pekmezi-n manualin e parë mësimor për gjuhën shqipe, “Lehr und Lesebuch des Albanischen” (Manual dhe Libër leximor i shqipes). Ndërkohë, gjatë viteve 1913-1914, ai udhëtoi në Jug të Italisë për të studiuar dialektet arbëreshe, veçanërisht dialektin e Villa Badessa në Abruzzo dhe Molise, transmeton KultPlus. Nga maji deri në korrik 1916, si pjesë e Komisionit Ballkanik të Akademisë Austriake të Shkencave, Lambertz vizitoi Shqipërinë Veriore dhe Qendrore....