Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
EMRI/ Trafikimi i armëve nga Kosova në Shqipëri, arrestohet në Laç 41-vjeçari i shpallur në kërkim
Kapet në Laç, një 41-vjeçar i shpallur në kërkim për trafikim të armëve të zjarrit. Në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, shërbimet e Seksionit të Mbështetjes Operacionale të Hetimit, në DVP Lezhë, si rezultat i një pune të mirorganizuar, kapën dhe vunë në pranga shtetasin: Ritvan Keqi, 41 vjeç, banues në Fushë Kuqe, Kurbin. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga DVP Tiranë, në kuadër të operacionit të koduar “Puzzle”, i zhvilluar rreth 3 muaj më parë, për goditjen e trafikimit të armëve të zjarrit nga Kosova në Shqipëri. Në kuadër të këtij operacioni janë sekuestruar 14 armë zjarri. Veprimet e tjera procedurale për shtetasin Ritvan Keqi do të kryhen nga DVP...