Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Nënë Tereza, ajo që erdhi si një frymë qiellore, si akti më i lartë i shpirtit që i dhuron njerëzimit bekimin e dashurisë
Nga Albert VatajSot nuk është vetëm dita e kujtesës dhe kremtes së shenjtores shqiptare, por edhe përulësisë dhe bamirësisë, si akti sublim, me të cilin ne shpërblejmë shpirtin me dritën më të vezullimtë të besimit te mirësia dhe dashuria. Sot, në ditëlindjen e Nënë Terezës, nuk përkujtojmë thjesht lindjen e një shenjtorjeje shqiptare, por lindjen e një drite që ndriçoi botën. Është dita kur kujtesa jonë bëhet përulësi, dhe përulësia kthehet në kremtim të bamirësisë, akti më i lartë i shpirtit që i dhuron njerëzimit bekimin e dashurisë. Nënë Tereza i’a mëkoi zemrën çdo kraharori, i’a ndezi shpirtin çdo dielli, derdhi rrezet e saj mbi plagët e botës, duke na stolisur me mirësi dhe duke shpërblyer jetën me begatinë e vullnetit hyjnor. Ajo nuk erdhi...