Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Pa punën e gazetarëve, askush nuk do të dinte çfarë po ndodh në Gaza”
Gjysmën tjetër të historisë së këtyre 22 muajve, në Izrael, e kanë treguar shumë pak vetë. Në disa momente – sidomos në javët e para pas 7 tetorit 2023 – këtë e ka bërë një redaksi e vetme, përmes dy “motrave binjake” të saj. Projekti quhet Sikha Mekomit/+972 Magazine (“Sikha Mekomit” do të thotë “telefonatë lokale”, ndërsa 972 është prefiksi ndërkombëtar për të telefonuar Izraelin dhe territoret palestineze) dhe gjatë këtyre muajve ka prodhuar disa nga hetimet më të rëndësishme mbi luftën në Gaza dhe mbi funksionimin e makinës ushtarake izraelite. Në krye të degës ndërkombëtare të projektit, +972 Magazine, është drejtoresha Ghousoon Bisharat, gazetare arabe izraelite. Merita e saj dhe e ekipit të saj është se që në fillim e ka lënë Gazën të...