Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Në prag të krizës së radhës, kush mund ta qeverisë Francën?
Në Francë jeta politike pas pushimeve të verës nis me simptoma krize: Kryeministri Bayrou do t’i paraqesë parlamentit çështjen e votëbesimit. Atij i duhet mbështetje për kursin e kursimeve. Por shanset nuk janë të mira. Kryeministri i Francës, François Bayrou, i merr parasysh të gjitha duke vënë në dispozicion të ardhmen e tij politike. Në një konferencë shtypi ai deklaroi, se më 8 shtator do t’i paraqesë parlamentit kërkesën për votëbesim. Me këtë synon të krijojë qartësi, tha Bayrou. Ai i ka kërkuar pesidentit, që të thërrasë seancën e jashtëzakonshme parlamentare. “Pas deklaratës qeveritare do të kërkojë votëbesimin”, tha Bayrou. “Me këtë synohet çështja thelbësore, nëse ka rrezik për kombin – nëse duhet vepruar urgjentisht – dhe për të gjetur një rrugë, për t’i shpëtuar së keqes,...