Franca drejt një tjetër krize politike? Qeveria rrezikon të bjerë në 8 shtator, kryeministri Bajru kërkon votëbesim!

Franca drejt një tjetër krize politike? Qeveria rrezikon të bjerë në 8 shtator, kryeministri Bajru kërkon votëbesim!

Kryeministri Francois Bayrou FRANCË- Qeveria e pakicës në Francë mund të rrëzohet muajin e ardhshëm, pasi tre partitë kryesore të opozitës thanë se nuk do ta mbështesin një mocion besimi që kryeministri Francois Bayrou e njoftoi për 8 shtator, lidhur me planet e tij për shkurtime të gjera buxhetore. Tubimi Kombëtar i ekstremit të djathtë dhe të Gjelbrit thanë se do të votonin kundër tij. Socialistët, nga vota e të cilëve varet kryesisht fati i Bayrou-t, thanë se nuk e shihnin se si mund ta mbështesnin atë - përveç nëse ai ndryshonte qasje ndaj buxhetit, gjë që nuk e shihnin si të mundshme të ndodhte. Nëse ai humbet votëbesimin në Asamblenë Kombëtare, qeveria e Bayrou-t do të bjerë. Pasiguria i trembi investitorët, duke e çuar primin e...