Tabaku: Qeveria thotë se rroga mesatare është 900 euro, por realiteti flet ndryshe

Tabaku: Qeveria thotë se rroga mesatare është 900 euro, por realiteti flet ndryshe

Deputetja demokrate, Jorida Tabaku shprehet se në Shqipëri gjendja ekonomike e familjeve është e rrënuar, teksa për të mbuluar kostot mujore nuk mjaftojnë as dy rroga minimale. Sipas të dhënave të INSTAT, të cilave ligjvënësja e PD-së iu referua, 40% e të ardhurave shkojnë për bukën dhe ushqimet, pa llogaritur transportin, shkollën, shëndetin dhe llogaritë e tjera. Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, Tabaku nënvizon se qeveria thotë që paga mesatare është 900 euro në Shqipëri, por realiteti flet ndryshe. “Prej 1 viti kemi dëgjuar refrenin: “paga mesatare 900 euro”. Studio, grafika, spote. Pastaj del nga shtëpia. Shporta, energjia, karburanti. Realiteti të flet ndryshe. INSTAT thotë se një familje me të ardhura mesatare shpenzon rreth 96 mijë lekë në muaj (pa qira). Paga minimale...