Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Kolegji Zgjedhor rrëzoi Lapajn, Çupi: Vendim i drejtë, parti me interesa personale
Kolegji Zgjedhor rrëzoi shpresën e fundit të Adriatik Lapaj, duke lënë në fuqi vendimin e KAS. Në këtë mënyrë në parlament shkon Ana Dajko, pra as Adriatik Lapaj dhe as familjarja e tij Kleana Xhuveli. Analisti Frrok Çupi tha se që në fillim partia e tyre u synua që me çdo kusht të ishte “familjare”. Ai gjithashtu theksoi se të rinjtë treguan se brenda tyre kishte mungesë të transparencës dhe moralit. “Tentuan me çdo kusht të jenë familjarë. E gjitha kjo u tentua me nismën “Shqipëria Bëhet”, e cila realisht që Shqipëria është bërë. U dëshmua se me atë politikë u detyruar një prej themeluesve të “Thuarjes” të japë dorëheqje për arsye të mungesës së moralit. U detyruan të grindeshin. Pra këto janë parti që...