Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Trump paralajmëron pasoja nëse dështon samiti Putin–Zelensky: Po u desh, do ndërhyj!
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, pranoi këtë të hënë se nuk mund të garantojë që presidenti rus, Vladimir Putin, dhe ai ukrainas, Volodymyr Zelensky, do të ulen përballë në një samit paqeje, duke paralajmëruar se “do të ketë pasoja” nëse ky takim dështon. “Nuk e di nëse do të takohen. Ndoshta po, ndoshta jo. Do të shohim çfarë ndodh për një ose dy javë, dhe nëse duhet, do të ndërhyj vetë,” tha Trump nga Zyra Ovale, ku priti presidentin e Koresë së Jugut, Lee Jae-myung. Vetëm një javë më parë, pas një takimi me Zelensky-n dhe disa liderë evropianë në Washington, Trump kishte lënë të kuptohej se një samit Putin–Zelensky ishte çështje ditësh dhe se do të pasohej nga një takim trepalësh me praninë e tij...