Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Shkuan të ekzekutonin urdhërarrestin, vriten 2 policë në Australi, plagoset një tjetër. Autori në arrati
Dy oficerë janë qëlluar për vdekje, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur në një qytet të Australisë. Policët do ekzekutonin urdhërarrestin kundrejt një personi për krime seksuale në Porepunkah, në verilindje të Viktorias, në momentin që janë zënë në pritë. Autori i të shtënave me armë është arratisur, ndërsa autoritetet përkatëse janë vënë në ndjekje të tij., Policia u ka kërkuar qytetarëve që të shmangin zonën, ndërsa shkolla fillore që ndodhet në afërsi të vendngjarjes dhe ndërtesat e këshillit janë mbyllur përkohësisht. Kryeministri i Australisë, Anthony Albanese, ka reaguar mbi ngjarjen e rëndë, duke qëndruar në krah të oficerëve. “Mendimet tona janë me policinë për punën që bëjnë, çdo ditë. Burrat dhe gratë që veshin uniformën tonë, veshin uniformën e policisë, marrin rreziqe çdo...