STATISTIKA – Kryesojnë India e Italia, rritet Afrika, në Shqipëri ka rreth 22 mijë të huaj, 54% janë për punë

STATISTIKA – Kryesojnë India e Italia, rritet Afrika, në Shqipëri ka rreth 22 mijë të huaj, 54% janë për punë

Gjeografia e shtetasve të huaj që vijnë në Shqipëri për të punuar, bashkim familjar apo arsye të tjera sa vjen e po zgjerohet. INSTAT raportoi se shtetasit nga India dhe Italia kanë pasur numrin më të madh të aplikimeve për leje qëndrimi në 2024-n. Rritje shënuan dhe Amerika, Afrika dhe Oqeania. Në fund të vitit 2024, numri i të huajve me leje qëndrimi në Shqipëri rezultoi 21.940, duke pësuar rritje me 2,2 %, krahasuar me vitin 2023, raportoi INSTAT. Nga këta gati 12 mijë janë për të punuar. 61,9 % e të huajve me leje qëndrimi dominohet nga meshkujt, kundrejt femrave me 38,1 %; Grupmosha më e përfaqësuar është ajo 30–39 vjeç, me 24,6 % të të huajve gjithsej; Sipas INSTAT, numri i aplikimeve për...